zoom

Bota

Hapet kalimi Rafah në Izrael, kalojnë kamionët e ndihmës së parë për Gazën

Kalimi i Rafahut midis Egjiptit dhe Gazës është hapur së fundmi për transitin e ndihmave humanitare.
Lajmin e bëri të ditur ANSA, ku tregon edhe një foto teksa kalojnë kamionët e parë për popullsinë e Rripit.

Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi. Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza., që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe, por jo karburant. Ndërkohë, Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të qëndrojnë larg Egjiptit dhe Jordanisë.

Ndërkohë, Hamasi ka liruar dy pengje amerikane, një grua dhe vajza e saj, të marra peng prej dy javësh në Gaza. Të dyja tashmë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden. Judith Tai Raanan dhe vajza e saj, Natalie Raanan, në duart e Hamasit për 14 ditë, kanë mbërritur në Izrael. Dy amerikanet janë pengjet e para që janë liruar nga Hamasi.

Related Posts

None found