zoom

Aktualitet

“Hape televizorin andej nga Himara”/ Komentuesit i vërsulen Ramës për vrasjen e 7-vjeçares

Një tragjedi do të ndodhte ditën e djeshme në plazhin e Potamit, Himarë. Oficeri i policisë, Arjan Tase iu afrua bregut me skaf duke përplasur për vdekje një 7-vjeçare.

Ngjarja revoltoi opinionin publik, ndërkohë që Partia Demokratike njoftoi protestë më 4 gusht, nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vijoi me “traditën” e tij në Facebook; setin fotografik për reklamimin e punëve të qeverisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me lagjen e re në Zall Herr të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë🙏“, shkroi Rama.

Mosreagimi i tij zemëroi ndjekësit, që vërshuan në komente:


“Po çfarë dite të mbarë thua se po kemi frikë për jetën,”- shkruan dikush.

”Shiko dhe zbukuro lagjet e kriminelëve, nuk po gjejnë qetësi njerëzit,”- vijon një tjetër.

Të tjera komente:

“Fol për ngjarjen e dhimbshme që ndodhi dje në Shqipëri.”

“Do marrësh pjesë në varrimin e fëmijës që sistemi juaj i qelbur nga koka e vrau? Njerëzit presin shkarkimin e dy ministrave sot.”


”Hape televizorin andej nga Zall Herri i Himarë o ujk.”

Tragjedia në Potam solli shkarkimin e drejtuesve në Drejtorinë për Kufirin në Vlorë./ Zoom.al

Postime të lidhura