zoom

Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si u ndoqën dhe u qëlluan Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi në Don Bosko

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi janë mbajtur nën vëzhgim nga autorët, që planifikuar atentatin ndaj tyre në Don Bosko, në Tiranë.

Prej disa ditësh, autorët, ende të paidentifikuar kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës.

Në ditën e ngjarjes, ata kanë pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.

Disa minuta para atentatit, Elezaj dhe Metushi kanë ardhur dhe janë ulur në verandë, gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi.

Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën.

Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur.

Nga kamerat e sigurisë, grupi hetimor ka zbuluar se makina e autorëve ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtën rrugë ata e kanë bërë edhe në kthim, pas atentatit, deri në Qerekë, ku shkrumbuan mjetin.

Targat e mjetit që është përdorur në krim ishin të një makine në Valias të Kamzës. Këto targa janë të dubluara dhe nuk ka pasur denoncim për vjedhje të tyre.

Postime të lidhura