zoom

Bota

Hamasi nuk “kursen” as djalin e ministrit izraelit, 25-vjeçari vritet në tunel

Mes qindra viktimave në Gaza numërohet edhe djali i ministrit izraelit.

25-vjeçari Gal Eisenkot humbi jetën gjatë luftimeve që po zhvillohen në veri të Gazës mes Hamasit dhe Izraelit.

Ai ishte djali i ministrit Gadi Eisenkot, që aktualisht shërben si ministër në qeverinë e emergjencës në Izrael.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari, në momentin që u vra, po kontrollonte në një tunel si ushtar rezervist.

Gjatë kontrollit, një eksploziv i vendosur në tunel nga Hamasi shpërtheu, duke i marrë jetën atij.

Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit.