zoom

Bota

Hamasi liron dy të moshuarat e marra peng. Macron në Izrael, kërkon armëpushim

Lirohen dy gra të moshuara izraelite të marra peng nga Hamasi. Terroristët e Hamasit, sipas mediave të huaja, kanë lënë të lira Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe.

Hamasi ka argumentuar se i liroi ato për arsye shëndetësore dhe humanitare, por ndërkohë burrat e tyre vijojnë të mbahen peng.

Dy të moshuarat kanë mbërritur në Tel Aviv ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.

Lirimi i tyre pason atë të së premtes së kaluar, kur u liruan dy pengje amerikano-izraelite, Judith Raanan dhe vajza e saj Natalie.

Ndërkohë, në Izrael ka mbërritur presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar armëpushim humanitar. Macron pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjanim Netanyahu, për t’i kërkuar që të lejohet ndihma për të hyrë në Gaza.