Aplikacion
Kris u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills por nuk bëri një turne pasi ajo kishte harruar se e kishte vendin luksoz në pronësi.
“Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse mund ta them, por e kisha harruar që ekzistonte. Në këtë vend mblidhen të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve”.
Më pas ajo sqaroi në një deklaratë se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj, Mary Jo “MJ” Campbell dhe kushërirës Cici Bussey, të cilët gjithashtu kanë prona në zonë. Por këto komente nuk u pritën mirë nga ndjekësit të cilët e ironizuar atë që Jenner deklaroi.
Një fans në Twitter shkroi se:
“Dua të jem aq i pasur sa Kris Jenner, sa të harroj se kam një apartament në Beverly Hills”.
Një tjetër përdoruese në Twitter shkroi:
“Kris Jenner duke thënë se kishte harruar se kishte një apartament në Beverly Hills, më vlon gjaku. Ka njerëz që janë të pastrehë dhe që do të jepnin gjithçka për një çati mbi kokë.