Aplikacion
TRIUMFI ME LAÇIN – “Shpresoja shumë te skuadra që do të bënte ndeshje të mirë. Sot treguan jo vetëm që kanë vlera si lojtarë. Falenderoj stafin, gjithë klubin, tifozët për mbështetjen dhe nuk kam çfarë të them tjetër”.
SULMI – “Është gjë e mirë të shënojmë, siç thoni ju e specialistët, sulmi është i frikshëm. Sot treguan që me të vërtetë që kemi futbollistë shumë të mirë siç janë Seferi e Xhixha, pa harruar të tjerët deri te portieri. Derisa jemi në vend të parë, jemi skuadra më e mirë e kampionatit, të shohim çfarë do të bëjmë në të ardhmen”.
TITULLI KAMPION – “Stafi thotë t’i marrim ndeshjet një nga një. Çdo ndeshje tre pike vlen, kjo ishte fitore me shumë vlerë se kishim përballë një skuadër që ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit dhe sot e mposhtëm. Tregon që jemi mirë dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me skuadrat e tjera”.