zoom

Aktualitet

Hakmarrje qytetare! Banorët e Tiranës ngjisin emrat e patronazhistëve në shtylla

Skandali i bërë publik nga mediat, ku shfaqeshin të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues, duke përfshirë këtu numrin e ID-së, adresën e banimit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme të marra nga institucionet zyrtare, duket se ka irrituar qytetarët.

Këta të fundit janë vënë në lëvizje dhe kanë vendosur të hakmerren ndaj patronazhistëve në një mënyrë mjaft të zgjuar. Banorët e Tiranës së Re kanë nisur kundërsulmin e tyre duke bërë publike të gjithë emrat e patronazhistëve ose ndryshe “spiunë të moderuar.

Qytetarët kanë ngjitur nëpër shtylla, mure, hyrje pallatesh dhe në përgjithësi çdo vend publik, letra me emrat dhe mbiemrat e patronazhistëve.