zoom

Aktualitet

“Hajde në shtëpi, gjyshi vrau gjyshen”/ Horrori i Konispolit, vajza e vogël telefonoi të atin

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin, ku bashkëshorti masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas gjeti vdekjen nga i biri.

Mësohet se ka qenë mbesa e tij që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

40-vjeçari, Klementin Ismailaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas./ Zoom.al