zoom

Lajme

Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë

Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë, siç kanë bërë të ditur përmes postimeve në Instagram, ku kanë publikuar një video të shkurtër dhe një seri fotosh.

Çifti, që janë martuar prej gjashtë vitesh, rinovuan betimet e tyre dhe Hailey veshi një fustan të gjatë të bardhë me dantella të Saint Laurent.

Nga fustani dukej barku i saj i rrumbullakosur dhe në vend të vellos kishte vendosur një shall dantelle në kokë.

Ajo e kompletoi look-un me një palë syze dielli Saint Laurent të zeza. Në foto, çifti tregoi unazat e tyre të martesës me diamante nga Tiffany’s.

Një burim tha për People, “Ata të dy janë shumë të emocionuar, ndihen kaq të bekuar. Ata e ndanë lajmin me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë. Ishte shumë e rëndësishme ta ruanim sekret dhe ta shijonim sa më shumë derisa ta konfirmonin publikisht”.

Çifti tashmë e kanë menduar emrin e fëmijës, gjininë e të cilit nuk e kanë treguar, ndërsa kanë nisur të dekorojnë dhomën.

Hailey Bieber është gjashtë muajshe shtatzënë, ndaj foshnja do të lindë në verë.