zoom

Stil

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

Moderatori Ronaldo Sharka i zbuloi një “sekret” Krist Aliajt, me të cilin ka ndarë disa ditë në shtëpinë e “Big Brother Vip” gjatë eksperiencës së tyre.

Gjatë një bisede në emisionin “E Diell” në pjesën “Trotuar”, ku po trajtohej tema sesi sillemi ndaj mesazheve të urrejtjes, Ronaldo tregoi se në raste të tilla Kristi përgjigjet duke çuar foto të organit gjenital.

Këtë, sipas Ronaldos, ia ka treguar vetë Kristi.

“Është vetëm një person që ka zbuluar formulën se si parandalohen këto mesazhe urrejtjeje. Ky është Kristi Dragot Aliaj, i cili u dërgon foto të organit gjenetal. Të betohem, ma ka dërguar vetë mua, dhe më pas ata frikësohen dhe nuk i shkruajnë më. Është fakt, ma ka treguar vetë, jo foton por metodën që përdor.”- tha Ronaldo.