zoom

Sport

Habit kapiteni i Kastriotit, Neziri: Nuk po e shikojmë Europën në Google Map, kemi shanse

Kastrioti është befasia e këtij edicioni të “Abissnet Superiore“. Krutanët kanë mposhtur Tiranën 1-0, duke u larguar kështu edhe më shumë nga zona e ftohtë, teksa tani më afër duket zona europiane.

Kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka dhënë edhe lajmin se presidenti i ka premtuar ekipit se do të përpiqet të sigurojë liçensimin për pjesëmarrjen në Europë.

7 PIKË KUNDËR TIRANËS – “Jemi të kënaqur sepse kemi bërë një ndeshje të mirë dhe morëm tri pikët. Në sport nuk ka asnjëherë shumë, Tirana ekipi i madh, por e kemi mundur me meritë. Jemi një grup mjaft i mirë. Jemi në një moshë të re. Rrimë shumë kohë bashkë. Sa për kafet, kapitenit i takon t’i paguajë. Kemi një finale këtë javë me Egnatian dhe duhet ta fitojmë”.

MERKATO – “Kush është ai lojtar që nuk do të luajë me një ekip më të mirë, por të shikojmë. T’ja lëmë kohës”.

EUROPA – “Si ka ardhur puna, Europën nuk po e shikojmë më në Google Map. Presidenti na erdhi në dhomat e zhveshjes, na uroi. Na bëri me dije se do merret me seriozitet për liçensimin e klubit në Europë. Por ne duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të sigurojmë mbijetesën fillimisht”. /zoom.al/