zoom

Kosova

Habit ish-arbitri kosovar: Në Shqipëri, edhe gratë i shesin për serbët

Ish-arbitri në Kosovë, Hajriz Hajdari, ka habitur me deklaratën e tij, teksa është shprehur se shqiptarëve u intereson vetëm leku dhe se shesin edhe gratë për serbët.

Komentet e tij, teksa ishte i ftuar në një emision, erdhën pas uljes në pankinën e Partizanit të trajnerit Aleksander Veselinovic dhe veshjes së fanellës serbe nga një gazetar në Shqipëri.

Ai u shpreh se shqiptarët janë të gatshëm të lidhin familje me serbët, duke shtuar “lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip”

“Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serbët, i shesin… dita-ditës.

Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, deklaroi ai në studio.