Aplikacion
Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”, shkruan Ansa.
Fjala “Albania” është kërkuar për shkak të marrëveshjes qe Italia nënshkroi me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Shëngjin.
Studimi u prezantua nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.
Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e imigracionit, nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Gazetarëve (CNOG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), në qershor 2008.
Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi 4 511 tituj për migracionin (-34% krahasuar me 2023), me gazetën ”Avvenire” ende në krye (254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, mesatarisht 2,9 në ditë – me rënie 17%).