zoom

Lajme

Haaland nënshkruan kontratë të re 9.5-vjeçare me Manchester City

Erling Haaland ka nënshkruar një marrëveshje 9.5-vjeçare me Manchester City-n.

Ylli i futbollit do të qëndrojë në klub deri në vitin 2034.

Kohëzgjatja e kontratës do të thotë se 24-vjeçari do të jetë 33, pothuajse 34, kur të mbarojë.

Erling Haaland u shpreh për marrëveshjen e tij të re: “Jam super i lumtur. Jam krenar. Është e vështirë të shprehet me fjalë sepse është një moment i madh. Jam i lumtur dhe këto janë fjalët e duhura për t’u përdorur.

“Jam super krenar dhe i lumtur dhe mezi pres të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Me mbështetjen që kam marrë këto dy vitet e fundit nga bordi, shefat dhe nga Pep, ishte një vendim i lehtë, jam i kënaqur”, përfundoi ai.

Erling Haaland ka folur gjithashtu për performancën e klubit. Ata janë aktualisht në vendin e gjashtë në Premier League, 12 pikë prapa liderit Liverpool.

Ai tha: “Unë kam shumë besim se do t’i kthejmë gjërat. Gjërat kanë qenë të vështira pasi jemi mësuar të fitojmë ndeshje, por është gjithashtu një sfidë për ne.

Mos i merrni gjërat si të mirëqena, kjo është një gjë e rëndësishme. Unë do të bëj gjithçka që mundem për t’i ndryshuar.”

Postime të lidhura