zoom

Aktualitet

Gurorja shpërtheu në Krujë, gurët ranë në Tiranë!

“Gurorja shpërtheu në Krujë, gurët ranë në Tiranë!”

Me këtë fjali në “Facebook”, gazetari Lutfi Dervishi përmbledh dy nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të komentuara të momentit: Dhunën barbare që u ushtrua nga fisi Rraja ndaj fisit Maja për guroren në Borizanë dhe të gjitha lëvizjet që e pasuan si edhe kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ngjarja skandaloze e ndodhur në Borizanë u shoqërua me shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës.

Ky emër nxiti reagime në publik dhe në ditën që do të diskutohej në mbledhjen e grupit parlamentar për postin e ri të Taulant Ballës, SPAK doli me kërkesën për të arrestuar Arben Ahmetajn.

Gurorja shpërthen në Krujë dhe shqetëson banorët e zonës, por “shkund” edhe politikën në Tiranë, veçanërisht kampin rozë të socialistëve.