zoom

Aktualitet

Guardia di Finanza e ndoqi 4 orë, gjendet e shkrumbuar në Laç super gomonja me 2 motorë

Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare. Zoom.al mëson se sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë dhe ngarkesa ishte e mbuluar.


Edhe pse me ndjekjen në det nga Guardia di Finanzias dhe nga policia shqiptare, mjeti lundrues ende nuk ka arritur të kapet. Mjeti lundrues është gjetur i djegur në derdhejtë hidrovit në breg të detit në Gotull të Kurbinit. Shërbimet policore konstatuan se mjeti lundrues ishte rreth 7-8 metra i gjatë me dy motorë. Në mjet nuk ka qenë asnjë person ndërsa burimet konfirmojën se në kërkim janë dy skafistë. Ende nuk dihet sasia e drogës që mund të ketë qenë në mjetin lundrues.

Zoom.al, ka siguara edhe videon e mjeti të djegur ku shihet teksa ende nxjerrë tym. /Zoom.al