zoom

Të gjitha

Grushte e shkelma/ PAMJET e sherrit brutal mes grupit të Noizyt dhe grupit të Medit

Publikohen pamjet e konfliktit të dhunshëm mes grupit të Noizyt dhe personazhit të njohur të TikTok-ut, Medi Iseni.

Në video duket momenti kur anëtarët e dy grupeve përleshen me njëri-tjetrin, duke goditur me grushte e shkelma.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në një lokal nate në Pejë, ndërsa për sherrin mes tyre dyshohet se janë bërë ofendimet në rrjetet sociale që Medi Iseni i bënte Noizyt dhe bandës së tij.

Vetë Noizy në një reagim pas ngjarjes ka mohuar të ketë lidhje me dhunimin e Medi Isenit, duke shtuar se denoncimi për të është i padrejtë.

Nga ana tjetër, Medi Iseni akuzoi Stresin se e futi në kurth duke e ftuar në takim në lokalin ku ndodhej edhe Noizy.

Noizy dhe DJ i tij Bahtjar Bajraktari u arrestuan në mesnatë në Shëngjin, teksa performonin në një lokal nate dhe do të ekstradohen në Kosovë për t’u përballur me akuzën “Lëndime të rënda trupore”.

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Stresi.