Aplikacion
Duhet të ishte një festë sportive, por në fund kryefjalë ishin grushtat dhe shkelmat ndërmjet femrave të Partizanit dhe Tiranës.
Skena të frikshme dhe të turpshme dhune dhe për më tepër vin nga femrat. Basketbollistja Antoniette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës, u përleshën fizikisht me njëra-tjetrën duke nxitur dhe lojtaret e tjera që të bëheshin pjesë e sherrit.
Klubi i Tiranës nëpërmjet një komunikate për shtyp thotë se gjithçka ishte e orkestruar nga Partizani, ndërkohë klubi i kuq thotë se do të ndjek hapat ligjor.
View this post on Instagram
Në këtë moment pjestarët e stafeve tenkine, por dhe zyrtarët e tjetër të ndeshjes u përpoqën të ndanin vajzat, dhe pas disa minutash gjithçka u normalizua.
View this post on Instagram
Sa i përket ndeshjes, ajo u mbyll me fitoren e Partizanit me shifrat 86-83 dhe kështu vajzat e kuqe avancojnë në finale pasi fituan 2-0 serinë e gjysmëfinaleve. /zoom.al/