zoom

Aktualitet

Grupi i armatosur në Kosovë ka lidhje me Wanger? Dyshimet e policisë

Grupi i armatosur rëndë që po terrorizon veriun e Kosovës që prej orëve të para të mëngjesit mund të ketë lidhje me grupin “Wagner”.

Dyshimet i ngriti Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i cili deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha Fehmi Hoti.