Aplikacion
Kryesisht kontrollet janë përqendruar në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende për këtë situatë nuk raportohen persona të shoqëruar.Numri i kamerave të sekuestruara nga policia ende mbetet i paqartë, pasi strukturat e policisë ende janë në aksion e sipër.
Ndërkaq në orët në vijim pritet komunikim zyrtar i Policisë se Shtetit.
Kamera të sigurisë janë sekuestruara dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.