zoom

Aktualitet

Gruaja piu pesticide dhe tentoi flijimin pas dhunës, policia arreston burrin në Librazhd

Një tjetër krim i dyshuar në familje po hetohet nga policia dhe këtë herë në Librazhd.

Keqtrajtimi që i bënte gruas besohet se ka qenë shkaku i flijimit të saj, i mbetur në tentativë. Policia e Elbasanit konfirmoi se u arrestua një 43-vjeçar në Librazhd, pasi akuzohet se ka çuar drejt tentativës së vetëvrasjes gruan e tij. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.K.

Dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura