Aplikacion
Por, teksa pensionistët janë dyndur në dyert e postës për t`a tërhequr, ka pasur dhe reagime të shumta.
Një pensionist po ankohej se 150 mijë lekët që kishte marrë ishin për një ditë, teksa tha se ka nevojë për një vit të tërë, pasi jetesa është shumë e vështirë.
Një grua ka ndërhyrë pas krahëve të tij, duke u shprehur e kënaqur nga Edi Rama. Nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i pensionistit.
Debati mes dy të moshuarve:
I moshuari: “150 mijë lekë bonus, po ç’më duhet mua ai 150 mijë lekësh. Ato nuk janë për një vit, janë për një ditë. Unë kam nevojë për një vit të tërë, të më shtojë pensionin. S’më duhet mua kjo. Na i jep për të marrë votën ai se për këtë e bëjnë ata”.
Pensionistja: “Jemi të kënaqur nga Edi Rama”.
I moshuari: “Hajde moj ik pirdhu andej po ik moj. Hajde shko andej”.
Pensionistja: “Në 10 vite demokraci asnjë orë të shënuar s’e kemi. Më thuaj mua, jemi shumë të kënaqur”.
I moshuari: “Ik moj…. Ja gjysmë kg ullinj, 2 mijë lekë ullinj mora, me këta do kaloj javë. Çfarë të bëj, ku të del? Çfarë të paguaj dritat, ujin, kabllorin, s’ka…Shumë e vështirë moj bijë. Pale ç’thonë këto hajdutkat jo Edi Rama jo…”.