zoom

Aktualitet

“Gruaja e Goxharës godiste veten me grushta” – Çfarë ndodhi ditën kur polici plagosi Lorenc Kostën

Zbardhet dinamika e plagosjes së Lorenc Kostës pasditen e 19 gushtit në Tiranë nga efektivi i policisë, Erjon Goxhara.

Ky i fundit e qëlloi gjashtë herë me plumba Kostën për shkak të marrëdhënies intime që inxhinieri i Entit Rregullator të Energjisë kishte me gruan e tij.

Mëngjesin e 19 gushtit, Erjon Goxhara është takuar me bashkëshorten dhe nipin e tij, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.

Takimi është shoqëruar me tensione dhe debate. Goxhara, sipas materialit të prokurorisë, i ka kërkuar gruas të kërkojë ndjesë.

Në momentin kur ka përfunduar biseda, bashkëshortja e Goxharës ka goditur veten me grushta, por nuk ka pranuar të kërkojë ndjesë.

Të njëjtën ditë, Goxhara pasi ka mbaruar takimin në qendrën tregtare, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka organizuar ngjarjen.

Sipas grupit hetimor polici 46-vjeçar, e ka mbajtur nën vëzhgim 45-vjeçarin Kosta dhe më pas ka qëlluar ndaj tij.

Pas plagosjes, Goxhara ka telefonuar djalin dhe u takuan te rrethrrotullimi i Shkozës.

Policia e lokalizoi pas ngjarjes, por arriti të ndalojë vetëm djalin e mitur dhe jo efektivin.