zoom

Aktualitet

Gruaja e autorit iku nga shtëpia dhe jetonte me 23-vjeçarin! Ky është viktima

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Fier ku 39-vjeçari Xhuljano Miaj vrau me thikë të dashurin e ish-gruas.

Raportohet autori e ka takuar në rrugë viktimën, 23-vjeçarin Xhimi Bakajn dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.

Shkak për vrasjen e të riut, sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes, me të cilën ka dy fëmijë.

Gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.