Aplikacion
Teksa gazetari Alban Dudushi po mbante në diskutim të njëjtën linjë me Edi Rama, moderatorja Grida Duma ka ndërhyrë duke i kërkuar që të tregojë mendimin e tij, jo të Ramës.
“Je i frymëzuar nga mendimi i Partisë Socialiste”, iu drejtua ish-politikania, duke i kërkuar që të mbajë qëndrimin e tij personal.
Debati mes tyre:
Grida Duma: Je i frymëzuar nga mendimi i Partisë Socialiste. Unë dua qëndrimin tënd, se të Ramës e di. Qëndrimin e Edi Ramës do e përfshi në insert. A do të mbajmë ne konsistencën tonë logjike, se politika nuk po e bën?
Alban Dudushi: Shiko, ne e kemi provuar ca do të thotë të mos kemi SPAK dhe Berisha më këto që po thotë, kërkon ta rikthejmë kohën e pandëshkeshmërisë. E do ti këtë qëndirm? Ky është qëndrimi im.
Grida Duma: Po pra dua tëndin për Ramën, jo të tëndin me Ramën.
Alban Dudushi: Partia Demokratike ndihet e rrezikuar nga SPAK, drejtësinë e kritikojnë ata që kanë konflikt interesi, prandaj kërkojnë shkrirjen.
“Solis Farm”, rolex, varëse me diamantë/ SPAK sekuestron pasurinë e vëllezërve Çopja