Aplikacion
Duma është e dyta që jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD, pasi menjëherë pas rezultatit të 6 marsit u largua nga ky post edhe Agron Gjekmarkaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Partia Demokratike doli forcë e tretë, duke mos marrë asnjë bashki dhe duke siguruar më pak vota se koalicioni i Sali Berishës.
Pas këtij rezultati, një pjesë e deputetëve të PD kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha nga kryetar i PD, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ky i fundit.
Njoftimi: Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.
dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon
Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!/zoom.al/