Aplikacion
TE REJATPOLITIKA
Grida Duma dhe Gjekmarkaj i bëjnë “lutjen” e fundit Ramës
May 31, 2022
0
Ditën e shtunë në orën 18:00 do të zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Pasuesi i Ilir Metës mund të zgjidhet me 71 vota në katë raund dhe jo 84 sikur kërkonin tre raundet e para.
Megjithatë, në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, deputetja demokrate Grida Duma kishte një “lutje” për shumicën socialiste, duke i kërkuar që edhe në këtë raund emrin e kandidati t’ja lërë opozitës.
“Ajo që thoni ju është një tallje e madhe, që thoni na sillni një emër dhe pastaj të shohim nëse e votojmë. Presidenti nuk duhet të heqë kapelën përpara jush dhe të përulet. Ju ka gjasa ta zgjidhni me 71 vota. Nëse presidenti zgjidhet me votat e njërës palë është i detyruar t’ju përulet juve. Unë ju thashë, lërjani opozitës ta zgjedhë kandidatin dhe të shkojë më dakordësi në kuvend. Ju jeni tallur. Përsëri po të doni ju, lërjani opozitës pa 20 firma, dakordësoni” tha ajo.
Ndërkohë që Agron Gjekmarkaj i bindur që Edi Rama nuk lëshon “pe”, thirrjen e kishte në një tjetër këndvështrim nga kolegia e tij e partisë.
Ai i kërkoi Edi Ramës që të zgjdhë në krye të shtetit një personalitet socialist. “PS është kundërshtari ynë, por është aset kombëtar. Meqë po e merrni këtë përgjegjësi është mirë të jetë një personaliet nga PS sesa një kinse nga shoqëria civile” tha ai./zoom.al