Aplikacion
Grida Duma shprehet se e keq ardhur nga ngjarja ndërsa tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës ndërsa i cilësoi të keqpërdorur protestuesit.
“Është e rëndë kur thotë që nuk ka dhunë në një kohë kur të gjithë deputetët e PD janë të traumatizuar”, tha deputetja e PD.
Duma foli për nevojën e ndryshimit në PD për t’u ndarë nga e vjetra dhe shtoi se edhe ajo vetë është e gatshme të largohet nëse është e nevojshme.
Reagim mbi protestën ka pasur dhe nga deputeti Ervin Salianji.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për tensionet në selinë blu, duke thënë se situata është e paimagjinueshme, e bërë për interesat personale të Sali Berishës.
Duke u kollitur dhe me vështirësi, deputeti Salianji tha për News 24 se ata që nxitën dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo cenim.
“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend. Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për çdo cenim që është bërë”, tha Salinaji.