zoom

Aktualitet

Greva në doganat greke sot, pikat kufitare ku do të pezullohet lëvizja e makinave! Rastet kur bëhet përjashtim

Punonjësit e doganave greke përgjatë ditës së sotme do të jenë në grevë, duke nisur nga ora 07:00 deri në 23:00.

Doganat ku pala greke do të jetë në grevë janë në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot-Sarandë dhe PKK Tre Urat-Përmet.

Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Ndërkohë janë apeluar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitar

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.