zoom

Bota

Greqia shtrëngon masat deri më 10 janar! Rregullat e reja për t’u futur

Masat e reja të futjes në Greqi për shtetasit e vendeve të tjera, përveç atyre të Bashkimit Evropian janë publikuar pak më parë në Fletoren Zyrtare duke bërë që vendi të blindohet deri më datë 10 janar të vitit 2022.

Sipas këtij vendimi, duke filluar nga data 19 dhjetor deri më 10 janar, çdokush që do të futet në Greqi nga vendet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, do të duhet të ketë një test PCR negativ të bërë gjatë 72 orëve të fundit edhe nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 72 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes.

Vendimi u mor pak ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë për shkak të konstatimit të variantit “Omicron” si edhe lëvizjeve të shumta që karakterizojnë këtë periudhë të vitit për shkak të festave.