zoom

Slider

Greqia nuk e merr përsipër, derbi AEK-PAOK mund të luhet në “Air Albania”, mësoni detajet

Derbi i Greqisë ndërmjet AEK-ut dhe PAOK-ut mund të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, pasi policia greke nuk e ka marrë përsipër që finalja e Kupës të zhvillohet në Athinë për shkaqe sigurie.

Zoom.al mëson ekskluzivisht se drejtuesit e Federatës greke ka kontaktuar homologët e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mësuar gatishmërin e institucionin që drejton futbollin në vend për të pritur derbin grek.

Bisedimet mes dy federatave janë konkrete, por ka disa çështje që duhen zgjidhur më parë. Fillimisht në “Air Albania” janë vetëm 4 datat të lira, pasi do të zhvillohen disa aktivitet gjatë këtij muaji.

Në 17 maj do të luhet megaderbi i futbollit shqiptar Tirana-Partizani, në 25 këngëtari grek Nikos Vertis do të japë koncert në stadiumin “Air Albania” dhe në 28 maj do të vihet në skenën e impiantit më moder në Shqipëri, shfaqja ‘Notre Dame de Paris’.

Pra në “Air Albania” janë vetëm 4 data të lira, nga 19 deri 22 maj. Parimisht Federata Shqiptare e Futbollit, e sheh si një mundësi të mirë zhvillimin e derbit të Athinës në Tiranë.

Gjithsesi edhe nëse FSHF jep pëlqimin e saj, përgjigjen përfundimtare do ta jap Policia e Shtetit, e cila duhet të garatoj rendin, para, gjatë dhe pas derbit të ethshëm të Greqisë.

Tifozët e PAOK-ut,  njihen për egërsinë e tyre, dhe Policia duhet të marr çdo mas. Media greke sportfm bën me dije se pas refuzimit të Policisë qipriote, Federata Greke filloi kërkimin e stadiumeve në vendet fqinje si Serbia dhe Rumania, por përgjigja e parë pozitive ka ardhur nga Shqipëria.

Grekët e shohin me interes zhvillimin e finales së Kupës së Greqisë në “Air Albania”, duke iu referuar madhështisë së stadiumit tonë kombëtar, i cili një vit më parë priti finalen e Conference League, Roma-Feyenoord. /zoom.al/