zoom

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari merr peng ish-të dashurën dhe tenton ta mbysë me rripin e çantës

Një 27-vjeçar tentoi të vrasë ish-të dashurën e tij në Greqi.

Sipas mediave greke, ai e mori vajzën në një taksi dhe e mbajti peng aty, duke e fyer dhe kërcënuar.

Gjatë debatit për marrëdhënien e tyre, shqiptari tentoi ta mbysë ish-të dashurën me rripin e çantës. Vajza shpëtoi pasi u këput rripi.

Kalimtarët e rastit njoftuan policinë dhe shqiptari ra në pranga.

Ata ishin njohur në rrjetet sociale dhe pas disa javësh, vajza i kishte kërkuar ndarjen.