zoom

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari çon në pyll grekun dhe e dhunon

Një shqiptar akuzohet për pengmarrjen e një shtetasi grek në Kostur të Greqisë.

Sipas mediave greke, 41-vjeçari grek ka hipur në makinën e 37-vjeçarit shqiptar, duke i besuar këtij të fundit.

Por shqiptari ka nxjerrë armën dhe, nën kërcënimin e saj, e ka dërguar grekun në pyll, ku e ka dhunuar.

41-vjeçari grek ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira nga një çift grek.

Këta të fundit janë arrestuar, ndërsa policia është vënë në kërkim të shqiptarit.

Sipas autoriteteve greke, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë larja e hesapeve për çështje droge.