zoom

Aktualitet

Greqi/ Plagoset me thikë shqiptari, si është gjendja e tij

Një 50-vjeçar shqiptar u plagos me thikë pasditen e kësaj të marte në Greqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Varkiza të Athinës.

Shqiptari është goditur disa herë me thikë nga katër person.

Ata kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjeçarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.