zoom

Politikë

Grenell takon Metën, libri i veçantë që mori dhuratë nga presidenti

Ish i dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur pushime të gjata në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe Shqipërinë.

Një ditë më parë, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa sot mësohet se Grenell është pritur në presidencë dhe nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Meta ka vlerësuar punën e Grenell, edhe pse ai shihet si një “armik” nga qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta në Facebook.