Aplikacion
Grenell tha refuzimi i projektit është një ndër arsyet kryesore pse Kosova nuk u ftua nga ShBA në Samitin për Demokraci.
“Nuk e di pse është refuzuar projekti amerikan për gazin nga Kurti, por është refuzuar një grumbull parash amerikanë për të përmirësuar jetërat e njerëzve në Kosovë. Dhe kjo duhet të shpjegohet”.
“Është një gjë e dhimbshme (mosftesa e Kosovës në SHBA), sepse është për të mirën e progresit demokratik dhe Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci. Mendoj që ka arsye të shumta që nuk është ftuar, por mendoj se keni refuzuar shumë para për të investuar në vendin tuaj dhe ky është një problem”, ka thënë Grenell në një intervistë për RTV Dukagjini.
PERSE U REFUZUA PROJEKTI AMERIKAN PER GAZIN?
Ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që njoftoi më 30 qershor se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë me projektin për lidhjen e Kosovës me gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.
Rizvalloni u shpreh se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.
“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka deklaruar Ministrja Rizvanolli. /Zoom.al
Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrri pinte