Aplikacion
“Përkrahësi i Albin Kurtit në SHBA kritikon rëndë SHBA-në. Taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”, shkroi Richard Grenell, duke e shoqëruar postimin me faksimilen e komentit të përkrahësit të Albin Kurtit.
Në atë koment, përkrahësi i VV-së kritikonte Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett dhe i kërkonte që të mos përfshihej në punët e brendshme të Kosovës.
“Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë dhe shumica as që e kanë dëgjuar Kosovën. Ambasadori i SHBA nuk duhet të përfshihet te punët e brendshme. Pavarësisht se sa i madh është një vend, secili ka të drejtën e vet për sovranitet. Edhe Franca e çliroi SHBA, por a i është SHBA përjetësisht borxhlie? Jo!”- shkruhet në mesazh.