Aplikacion
Përmes një shëimi në rrjetet sociale, Grenell e ka cilësuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij një partner jot ë besueshmë për administratën e Presidentit Trump.
“Administrata ‘Trump’ ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria ‘Kurti’ nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin.”- tha emisari amerikan.
Grenell shprehet më tej se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BAshkimin Europian dhe Naton, janë të bashkuar kundër Albin Kurtit.
“Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.”- thuhej më tej në reagimin e tij.
Qeveria e kryeminstrit ALbin Kurti është kritikuar herë pas here për krisje të marrëdhënieve me partnerët perëndimorë kryesisht për shkak të mosangazhimit në nivelet e kërkuara ndaj procesit të dialogut me Serbinë, por jo vetëm.
Ndërkohë të dielën, qytetarët e Kosovës do të vendosin përmes votës, se kush do të udhëheq vendin për katër vitet e ardhshme.