zoom

Aktualitet

“Green” godet grupin e shpërndarësve të drogës në Kombinat, 4 të arrestuar (EMRAT)

Komisariati i Policisë Nr. 6 në Kombinat finalizoi sot një operacion për goditjen e një grupi të shitjes së narkotikëve në kryeqytet.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit, Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani, të gjithë banues në Tiranë”, tha policia.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit” dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /ZOOM.AL/