Aplikacion
Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua gjermane, me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Deutsche Welle ka bërë të ditur se tre gratë që parandaluan sulmin janë meigrante shqiptare të cilat ndodheshin ëna utobus bashkë me fëmijët e tyre.
“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.”-ka thënë njëra nga gratë për DW.
“Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte bërë me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr.”-ka vijuar më tej gruaja.
Njëra nga shqiptaret ka mbetur gjithashtu e lënduar lehtë dhe pas mjekimit në spital është dërguar në banesë. Kryetari i bashkisë ku ndodhi ngjarja i ka falënderuar shqiptaret për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë.