Aplikacion
Kompleksi “Grand Park Skyline do të ndërtohet në hyrje të liqenit Artificial nga kompania X One shpk, duke e kthyer në një kaos urbanistik, ku parashikohet të zhduket ndërtesa katërkatëshe e Tirana Bank.
Pranë Gardës, sipas projektit do të ngrihen dy kullave rezidenciale, një hotel dhe një ndërtese me motive të frymëzuara nga Mesopotamia Antike.
Pronarët e kompanisë, Çesk Ivanaj, Ylli Ujka dhe Ilir Trebicka, janë përballur me akuza për prioritetizimin e interesave ekonomike mbi ato publike.
Ylli Ujka, një biznesmen nga Lezha, ka qenë më parë i angazhuar në industri ndërtimi në Itali, ndërsa Ilir Trebicka është një emër i njohur në botën e biznesit në Shqipëri.
Çesk Ivanaj dhe Ylli Ujka, zotërojnë nga 37 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur prej 26 për qindësh zotërohet nga biznesmeni Ilir Trebicka.
Projekti me 530 apartamente, 184 dhoma hoteli dhe mbi 800 vende parkimi nëntokë ngren shqetësime për ngarkesën që do të shtohet në infrastrukturën e qytetit.
Zona rreth Gardës pritet të përballet me trafik të shtuar, ndotje akustike dhe reduktim të qasjes në hapësirat publike.