zoom

Aktualitet

Grabitje në Tiranë! 46-vjeçari ruan tregtaren dhe i vjedh çantën plot me para (EMRI+VIDEO)

Një 46-vjeçar u arrestua këtë të diel nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për një grabitje të ndodhur në zonën e Medresesë.

Sipas policisë, Gurjan Trajani ka vjedhur një çantë që nddodhej brenda një makine të parkuar, që ishte ishte në pronësi të një tregtareje.

Brenda në çantë kishte 47 milionë lekë të vjetër, një pjesë në euro dhe një pjesë në dollarë. Burimet konfirmojnë se autori e ka ruajtur tregtaren dhe më pas e ka vjedhur.

Shuma e parave u gjet në shtëpinë e tij gjatë kontrollit që bëri policia.

46-vjeçari është dënuar edhe më parë për vjedhje.