zoom

Aktualitet

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor, autori merr shumën e parave dhe largohet me biçikletë

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë të këmbimit valutor në kryeqytet.

Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në exchange dhe ka marrë një shumë parash.

Më pas është larguar me një biçikletë nga vendngjarja. Grabitja ka ndodhur rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

Njoftimi i policise:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Postime të lidhura