zoom

Aktualitet

Grabitet marketi në Korçë, hajdutët futen brenda me pushkë dhe thes në dorë

Një biznes u grabit me armë pasditen e kësaj të diele në Korçë.

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të fshatit Drenovë, duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e biznesit të cilit i kanë kërkuar leket që kishte në vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan.

Dy grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Postime të lidhura