zoom

Aktualitet

Grabitet marketi në Durrës, autorët marrin 1.5 mln lekë. Policia identifikon makinën

Një dyqan ushqimor në Durrës ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e sotme.

Policia bën të ditur se dy persona, ende të paidentifikuar janë future në dyqan dhe kanë grabitur një shumë prej 1.5 milionë lekësh.

Më pas ata janë larguar me një makinë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia bëri kqyrjen e kamerave të sigurisë dhe mundi të identifikojë makinën me të cilën lëviznin autorët.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Postime të lidhura