zoom

Aktualitet

Grabitet BKT në Malësi të Madhe

Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare është grabitur në mes të ditës këtë të hënë në Koplik të Malësisë së madhe.

Tre persona të maskuar dhe të pajisur me armë, janë futur në bankë, kanë grabitur paratë dhe janë larguar.

Makina që kanë përdorur grabitësit është gjetur e djegur në dalje të Koplikut.

Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.