zoom

Aktualitet

Grabitësit rrahin barbarisht të moshuarën në Korçë, e lidhin dhe i vjedhin 10 mijë euro

Një e moshuar në fshatin Pirg të Maliqit, ka denoncuar vjedhjen e banesës.

Denoncimi është bërë me 29 dhjetor të vitit që lamë pas por është bërë publik vetëm sot, pas denoncimit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Më datë 29.12.2022, rreth orës 02:50, shtetasja Luljeta Hoxha, 67 vjeçe, banuese në fshatin Pirg, Maliq, ka njoftuar se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka marrë me forcë, në banesën e saj, një shumë parash”, thuhet ne njoftimin e policise.

Gjithashtu policia thote se nga ana e saj po kryhen veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më herët, Berisha publikoi në rrjetet sociale denoncimin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se bëhet fjalë për shtetasen, Luljeta Hoxha, pensioniste.

Sipas denoncimit, 67-vjeçares, i kanë hyrë në banesë rreth orës 02:00 pas mesnate disa persona të maskuar, e kanë rrahur barbartisht, e kanë lidhur dhe i kanë grabitur 10 mijë euro. E moshuara, ndodhet ende në spital pas dhunimit nga grabitësit.