Aplikacion
Gjykata vendosi që Google në mënyrë të përsëritur neglizhoi heqjen e përmbajtjes së ndaluar dhe urdhëroi kompaninë të paguante një gjobë administrative prej rreth 7.2 miliardë rublash (rreth 98.4 milionë dollarë).
Google tha se do t’i rishikojë dokumentet e gjykatës dhe më pas do të vendosë për hapat e ardhshëm. Autoritetet ruse kanë rritur vazhdimisht presionin mbi platformat e mediave sociale, duke i akuzuar ato për dështim në pastrimin e përmbajtjeve që lidhen me abuzimin me drogën, armët dhe eksplozivët. Në fillim të këtij viti, autoritetet fajësuan kompanitë e teknologjisë për mosfshirjen e njoftimeve për protesta të paligjshme në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, aktualisht i burgosur.
Gjykatat ruse më parë shqiptuan gjoba më të vogla për Google, Facebook dhe Twitter këtë vit. Vendimi i gjykatës së Moskës të premten shënoi herën e parë që lartësia e gjobës u llogarit në bazë të të ardhurave. Autoritetet ruse kanë kërkuar, gjithashtu, që gjigantët e huaj të teknologjisë të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverët në Rusi, duke i kërcënuar ata me gjoba ose ndalime të mundshme nëse nuk i respektojnë kërkesat.
Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK – Pse i nisi 500 dollarë në New York armiku i Ervis Martinajt?