Aplikacion
Partizani dhe Tiranë kanë njohur rivalët e tyre, nëse do të kalojnë me sukses kundërshtarët e turit të dytë.
Partizani e ka punën mjaft të lehtë pasi do të përballet me Athletic D’Escaldes, por të njëjtin fat nuk e ka Tirana.
Bardheblutë do të ndeshen me Beshiktashin dhe në letër, kalimi i turit duket mision i pamundur.
Megjithatë futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe surprizat kanë ndodhur në jo pak raste.
Fillimisht ishte Partizani që njohu rivalin në turin e tretë të Conference League.
Fati i madh për të kuqtë që në turin e tretë e pret fituesi i çiftit Tre Penne-Valmeira.
Një tjetër rival shumë i kalueshëm në letër me të kuqtë që do të ishin vetëm një hap larg grupeve të Conference League, faza e Play Off e ndalon.
Nga krahu tjetër edhe Tirana ka njohur rivalin e turit të tretë.
Nëse bardheblutë do të bëjnë surprizën me Beshiktash, do të ndeshet me fituesin e Zelejeznicar-Neftci.
Me shumë gjasa do të jetë ekipi i Azerbajxhanit që mund të kalojë atë të Bosnje-Hercegovinës. /zoom.al/